Transmetuar më 19-01-2018, 08:25

Një situatë e pazakontë i ka ndodhur një shpërndarësi picash, i cili po bëhej gati të dorëzonte porosinë.

Teksa sapo kishte futur picat në kutinë e shpërndarjes që gjendet në motor, ai u rikthye sërish në piceri.

Por dy vajza që po kalonin aty pranë, të tërhequra nga aroma e picave, nuk ngurruan që të afrohen pranë motorit, të marrin picat dhe të zhduken me vrap.

Shpërndarësi i picave pa me vonesë dy të rejat teksa largoheshin, por pavarësisht tentativës për ti ndaluar, nuk ia doli.

Gjithë skena ka ndodhur në Londër, ku policia pas publikimit të pamjeve, vijon punën për identifikimin e hajduteve të uritura, të cilat dyshohet se ishin të dehura. /a.y/noa.al