Transmetuar më 19-01-2018, 08:11

Kryeministri Edi Rama prej disa kohësh ka shfaqur anën e tij sociale, duke u ndalur në familjet e personave me probleme shëndetësore.

Ai e ka nisur ditën e premte me një lajm të mirë, lidhur me fëmijët e prekur nga diabeti.

“Mirëmëngjes dhe me këto 4 minuta të ndara në dy pjesë- ku edhe të gjithë ata që vunë kujën e cinizmit histerik për episodin e Babagjyshit të Vitit të Ri, mund të shohin se në fakt ne bëjmë, hap pas hapi, diçka të re për të ndihmuar që të rriten më të sigurt, “Eriglisat dhe Leot” e gjithë Shqipërisë- ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Në video shihet teksa ai viziton familjen e një vajze të vogël të prekur nga diabeti, ku nëna ankohet se ka lënë punën për t’u kujdesur për të.

Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëjnë me dije se për vitin 2018 rimbursimin e fishave të diabetit falas.

Nëna e vajzës me emrin Damiana thotë se i kanë tërhequr fishat e diabetit për gjashtë muaj.

Kreu i qeverisë bisedon me familjen dhe më tej në të ikur, merr me vete edhe vajzën e vogël, të cilën e shoqëron në shkollë me makinën e tij. /a.y/noa.al