Transmetuar më 19-01-2018, 07:58

Sharon Ston vazhdon që të tërheqë vëmendjen dhe bën që të flitet vazhdimisht për të.

Në muajin mars do të mbushë 60 vjeçe, por ajo vijon ende të shfaqë sensualitetin e saj.

Edhe pse së fundmi deklaroi se nuk është në kërkim të dashurisë, ajo u fotografua me të dashurin e ri në New York, këtë të mërkurë.

Në premierën e serive HBO “Mosaic”, ajo u shfaq e kapur për dore, me një djalë shumë më të ri në moshë.

Por jo vetëm kaq, ata u fotografuan teksa putheshin në mënyrë pasionante, madje ai edhe e masazhonte. /a.y/noa.al