Transmetuar më 19-01-2018, 07:41

Gazetari Arjan Çani mbështet protestën për largimin e qeverisë “Rama” duke u shprehur se “padrejtësitë i kanë marrë shpirtin” shqiptarëve.

Në emisionin “360 Gradë”, Çani tregoi edhe përse është skeptik për protestën e opozitës.

“Kjo nuk është protestë, është manifestim politik. Protesta nuk ka nevojë për organizim të partive se njerëzit dalin vetë. Ja kam thënë edhe Lul Bashës kur e kam patur në studio. Pse jam unë skeptik, se në momentin kur ti lë një datë dhe një orë, nuk është më protestë”, u shpreh.

Ai shtoi se dëshiron që kjo qeveri të ndryshojë “se na hëngri me taksat”.

“I kam thënë dhe Edi Ramës na more shpirtin”, deklaroi ai.