Transmetuar më 18-01-2018, 23:23

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, sqaroi arsyet se pse shqiptarët duhet të protestojnë më 27 janar, duke theksuar se i gjithë pushteti i përqendruar në familjen e kryeministrit.

Salianji: Asnjë ditë nuk do të rrinte në zyrë Edi Rama nëse nuk do të ishte opozita.

Zheji: Në këtë logjikë ju po mbani në detyrë Edi Ramën.

Salianji: Në gjithë botën opozitat janë si një valvul sigurie…

Zheji: Dhe shkarkimi.

Salianji: Një qeveri që shkon në këtë nivel që nuk i intereson rregulli por vetëm përqendrimi i pushtetit.

Familja e kryeministrit përqendron naftën. 200 mln euro aferë me mikun e vet.

Vetëm me kazinotë këtë vit ka fituar si asnjëherë tjetër mafia e kazinosë.

Rriti çmimin e energjisë, rriti tani çmimin e ujit dhe po tarifon. Nuk ka rritur asnjë pension, asnjë rrogë, por ka kanabizuar shoqërinë shqiptare duke detyruar 200 mijë shqiptarë të largohen.