Transmetuar më 18-01-2018, 21:28

Pas tre vitesh është arrestuar një shtetas shqiptar, i akuzuar për vrasjen e një marokeni, në janar të 2015-ës.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në Torino, ku 24-vjeçari maroken, Said Waddoud ndërroi jetë pas dhunës së ushtruar nga shqiptari.AEENJP5A6112-1740-kFeC-U1080557087097DGG-1024x576@LaStampa.itI arrestuari është 30-vjeçari Bojken Zego, i cili u prangos në Holandë.

Arrestimi i tij u bë i mundur nga bashkëpunimi i SOI, Dhomës Ndërkombëtare të Operimit dhe Divizioni S.I.Re.N.E. Criminalpol, i cili ka mundësuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale.

Bojken Zego nuk është i vetmi person i arrestuar për këtë ngjarje. Ansa shkruan se së bashku me të ishin edhe 7 persona të tjerë, dy prej të cilëve u arrestuan menjëherë pas krimit. /k.k/noa.al/