Transmetuar më 18-01-2018, 21:03

Një ngjarje e regjistruar nga kamerat e sigurisë, ka kapur momentin kur një grabitësi i armatosur hyn në një lokal për të marrë para.

Por ai nuk e pa që aty ndodhej një polic, që ishte jashtë detyrës së tij, por i cili nuk hezitoi të përballej me të.

Grabitësi ende pa e ngritur mirë armën qëllohet në dorë nga polici, i cili me lehtësi e neutralizon atë.

Hajduti bie në tokë, dhe gjithçka përfundon.

Sikur ta dinte se çfarë e priste, vështirë se do ta kishte menduar grabitjen. /k.k/noa.al/