Transmetuar më 18-01-2018, 20:33

Fëmijëve në qytetin norvegjez të Balstad, me sa duket u ka “buzëqeshur” jeta shumë shpejt.

Fëmijët në këtë qyteta bëjnë punë që çdo ditë përfitojnë të ardhura të majme.

Ata u presin gjuhën një lloji peshku (Bakallar) që është specialitet i norvegjezëve, i cili për shkak të kërkesave të mëdha u jep mundësi fëmijëve të punojnë për pastrimin e tyre.

Një 16-vjeçar ka rrëfyer se fiton 500 euro në ditë nga kjo punë që kryen.

“Kur fillova ta bëja këtë punë, prisja rreth 2 kg peshk në ditë. Sot arrij të bëj 80 kg, të cilat më sjellin të ardhura rreth 500 euro në ditë,”-u shpreh Trgjav Petersen.

16-vjeçari ka rrëfyer se babai i tij është peshkatar dhe se i ka mësuar se si ta bëjë këtë punë në mënyrë të shpejtë./a.k/noa.al/