Transmetuar më 18-01-2018, 20:17

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginën së Preshevës, z. Jonuz Musliu.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Nishani e cilëson Musliun si patriot dhe shqiptar të paepur për liri dinjitet dhe barazi.

Postimi i Bujar Nishanit:

Ngushëllimet më vëllazërore për ndarjen nga jeta të Jonuz Musliut. Patriotit dhe shqiptarit të paepur për liri, dinjitet dhe barazi, jo vetëm në Luginë të Preshevës por në të gjithë shqiptarinë.

Jonuz Musliu ndërroi jetë gjatë ditës së sotme pas një sëmundjeje të rëndë.

Jonuz Musliu pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre djemtë e tij. /a.k/noa.al/