Transmetuar më 18-01-2018, 19:06

James Dowley, nga Shropshire e Anglisë, ka kaluar pranë një liqeni ku i është dukur se po mbytet një fëmijë dhe ka hyrë për ta shpëtuar, por më pas rezultoi se ishte vetëm një kukull.

Ndërsa po kthehej nga një pjesë malore, ku kishte marrë trupa druri për mobilje, 28-vjeçari pa skenën dramatike dhe nuk hezitoi që të hynte në ujë.“Hoqa pantallonat dhe këpucët me shpejtësi, për tu futur në ujë. Nuk e ndjeva shumë të ftohtin, pastaj u nxeha kur mora vesh se ishte kukull”, ka shkruar Dowley në fotografinë e postuar.

Ai po udhëtonte së bashku me të atin, i cili gjithashtu kishte menduar që në ujë është një fëmijë dhe e inkurajoi të hynte për ta shpëtuar. /k.k/noa.al/