Transmetuar më 18-01-2018, 18:47

Policia e Kosovës, ka ndaluar 11 vajza, tetë prej të cilave nga Shqipëria, të cilat qëndronin ilegalisht, dhe kërcenin në lokale nate.

Po ashtu, mësohet se pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe rreth 40 klientë që frekuentonin lokalet ku performonin vajzat.

Klientëve u janë gjetur 2 pistoleta,  tre shufra metali, dy thika dhe sende të tjera të ndaluara.

“Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët përcjellëse të këtij  objekti, edhe në katet e tjera, ku në katin e dytë është identifikuar një kazino që operon pa leje pune”, thuhet në një njoftim nga Policia.

Vajzat shqiptare ndodhen në komisariat për t’iu nënshtruar provedurave të tjera. /k.k/noa.al/