Transmetuar më 18-01-2018, 18:27

Një i ri shqiptar ka përfunduar pas hekurave, pasi the dënimin e arrestit shtëpiak duke dalë.

Por jo vetëm kaq, ai kreu të njëjtin krim për të cilin ishte dënuar dy vite më parë nga autoritetet italiane.

25-vjeçari, Klevis Ndoci, u arrestua në provincën e Alessandrisë, ku ka thyer një dënim që e ka marrë në shkurt të vitit 2016 për grabitje në banesa.

Mediat Italiane shkruajnë se i riu shqiptar ishte emër i njohur për policinë dhe cilësohej si një grabitës specialist.

Ai u arrestua duke tentuar të kryej një tjetër grabitje, dhe u verifikua në bazë të fotografisë duke rezultuar edhe si shkelës i dënimit. /k.k/noa.al/