Transmetuar më 18-01-2018, 18:05

Pas akuzave të ditëve të fundit, për mosndërhyrje në aeroportin e Kukësit, për vënien në punë, Kryeministri Edi Rama ka reagur me anë të një statusi në facebook.

Kreu i qeverisë shkruan se ka një lajm të mirë për këtë aeroport, duke lënë të kuptohet se së shpejti mund të jetë funksional.

“Lajm i mirë (si për inat të atyre që vunë kujën pse Vlora jo Kukësi): Më në fund një kontakt serioz për ✈ e Kukësit..Të shohim. Kam besim”, shkruan Rama në facebook.

Ndërkohë, sa i përket aeroportit të Vlorës, ndërtimin e tij e ka kërkuar konsorciumi që ndërtoi aeroportin e tretë të Stambollit.

Financimi do të jetë privat, pa ndërhyrje në buxhetin e shtetit. /k.k/noa.al/