Transmetuar më 18-01-2018, 17:23

Çdokush që vuan nga gjumi i keq, e di se po bën një jetë të mjerueshme. Dhe shifrat po rriten me shpejtësi. Sipas botimit të fundit të një ankete në Britani më shumë se 51% prej nesh tani luftojnë për të fjetur të qetë natën, ndërkohë që gratë janë tri herë më të prekura se meshkujt.

Për t’i dhënë fund kësaj torture mjafton të ndiqni disa nga këshillat e parashtruara më poshtë dhe gjumi juaj do vijë drejt përmirësimit.

Bëj disa ushtrime para se të flesh- Kjo do të të ndihmojë për të ngrohur muskujt dhe për t’u ndier më mirë.

Pi një çaj të ngrohtë bimor- Kamomili është zgjidhje shumë e mirë.

Bëj një dush me ujë të ngrohtë- Një dush i ngrohtë është përmendur shumë shpesh si ilaç kundër pagjumësisë për shumë vite. Temperatura bazë normale e trupit është 37.4 grad celcius. Ndoshta mendon se me ngritjen e temperaturës së trupit duke bërë dush është truku që e bënë trupin tuaj të ndiheh i përgjumur. Ne fakt, është freskimi që ndodh kur të dalësh pas dushit që ndihmon gjumin. Vetëm kohëve të fundit është kuptuar se është zbritja e temperaturës së trupit e cila ndikon që të na zërë gjumi. Nëse keni probleme të bini në gjumë, provo dhe bëj një dush një orë para kohës së gjumit.

Mbaj nën çarçafë një shishe të mbushur me ujë të ngrohtë- Të ndihmon për t’u ndier më rehat dhe të mban ngrohtë për një kohë të gjatë. /b.l/noa.al/