Transmetuar më 18-01-2018, 16:11

Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar një dilemë të madhe për shumë qytetarë shqiptarë që iu është refuzuar një apo disa herë, viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në faqen e saj në Facebook, ambasada këshillon: "A duhet të aplikoni përsëri menjëherë pas refuzimit të vizës?

Mos harroni, shpesh është e vështirë për aplikantët të diskutojnë informacione të reja në një kohë të shkurtër pas refuzimit të mëparshëm

Unë rekomandoj që individët të rikandidojnë vetëm në rast se ata mund të diskutojnë informacione të reja, që tejkalojnë arsyet e refuzimit të mëparshëm".