Transmetuar më 18-01-2018, 13:47

E bija e çiftit të njohur, e cila ka lindur në muajin mars të vitit që lamë pas, duket se po rritet shpejt. 

Asaj i janë rritur flokët që nga hera e parë që e kemi parë, dhe pse atëherë ishte me kapuç dhe ndoshta ka pasur ca flokë që nuk i dukeshin dhe duket se ka trashëguar sytë blu të të atit.

Nëse nuk e keni kuptuar ende po flasim për Lea de Seine, vajzën e Irina Shayk dhe Bradley Cooper, e cila është fotografuar në Los Angeles teksa kishte dalë xhiro me nënën e saj.

Shayk është parë në një garazh e veshur me një kostum animalprint ndërsa mbante të bijën në duar. Ndërkohë, Lea de Seine ishte veshur me një triko rozë, këpucë dhe një kostum bebesh me dizenjo.

Edhe pse prindërit nuk kanë folur për jetën e tyre familjare, ata janë fotografuar disa herë me të bijën në muajt e fundit. /b.l/noa.al/