Transmetuar më 18-01-2018, 12:55

Vajza e themeluesit të ‘Top Media’ Sara Hoxha, feston sot ditëlindjen dhe duket më e lumtur se kurrë.

Me një partner në krahë dhe e bërë nënë, Sara ndihet e bekuar e aq më tepër që këtë vit ka planifikuar të martohet me Ledionin.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi me të birin, ku shihet pranë tortës ndërsa zbulon edhe moshën, 22 vjeçe.

“Kjo ditë nuk mund të ishte më e ëmbël”, shkruan Sara. Kujtojmë se vogëlushi i saj London tashmë është 1 vjeç.

Ajo u bë nënë në moshë fare të re, por duket se nuk është penduar aspak.

Sara dhe prezantuesi Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor të vitit 2016. /a.y/noa.al