Transmetuar më 18-01-2018, 10:53

Pak kohë më parë Sara Hoxha zbuloi se gjatë vitit 2018 do të bëjë dasmën me Ledion Liçon, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre nga e cila kanë edhe një fëmijë.

Deklarata e saj u bë teksa merrte pjesë në “Shiko kush luan”, por nuk zbuloi një datë konkrete.

Mbrëmjen e së mërkurës, Ledioni ishte i ftuar në “Top Show Magazine” ku ka zbuluar një detaj nga dasma e tyre.

Ndërsa ka qenë duke folur për këngëtaren Dolores O’Riordan, të cilën ai e ka intervistuar 11 vite më parë në Top Select, Ledioni u shpreh se dëshiron që ta kërcejë në dasmën e tij këngën “Linger”.

“Unë e kisha dëgjuar për herë të parë në moshën Dolores O’Riordan kur kam qenë 6 vjeç. Kënga që unë dua që të kërcej edhe në dasmën time është “Linger” është një prej këngëve më të bukura të muzikës jo vetëm të atij grupi”, tha Ledioni.

Vajza e themeluesit të ‘Top Media’ Sara Hoxha, dhe prezantuesi Ledion Liço, u bënë prindër të të voglit London Noor, më 13 dhjetor të vitit 2016. /a.y/noa.al