Transmetuar më 18-01-2018, 10:11

Karota u kultivua për herë të parë në Afganistan dhe ishte e njohur që në lashtësi. Mjeku i lashtësisë Hipokrati, e përdorte atë si tonifikues për stomakun dhe sistemin tretës.

Gjatë viteve ’60, disa shkencëtarë rusë zbuluan tek karota një substancë të quajtur Daucarine, e cila kishte aftësinë të zgjeronte enët e gjakut, sidomos në zonën e kokës, duke ndihmuar kështu në evitimin e episodeve kardiake.

Në Rusi, akoma edhe sot mjekët u këshillojnë pacientëve lëng karote me mjaltë, për të luftuar kollën dhe të ftohtin. Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin.

Por sipas një studimi të fundit të kryer në Universitetin Georgia, në Athinë pigmenti përgjegjës për ngjyrimin e bimëve dhe perimeve, të tilla si karota, mund të jetë një nga aleatët më të mirë edhe për mbrojtjen e kujtesës, sidomos në pleqëri.

Studimit i janë nënshtruar persona të moshës 65­85 vjeç, të cilëve u janë bërë rezonanca magnetike me qëllim për të vlerësuar aktivitetin e tyre të trurit, duke kujtuar fjalë të cilat u ishin treguar më parë.

Eksperimenti tregoi se te personat me nivele të larta të luteinit dhe zeaxanthinit, që njihen për të përmirësuar aftësitë njohëse, korrespondoi me nevojën për një aktivizim më të ulët të trurit për të kujtuar.

Studiuesit thonë se kur personat plaken, vihet re një përkeqësim i nivelit të kujtesës. Por truri e kompenson këtë. “Ka një mekanizëm të vërtetë pas kësaj, ndaj duhet të përdorni disa shtesa ushqimore për të përmirësuar aftësitë njohëse”, këshillon udhëheqësi i studimit, Stephen Miller./b.l/noa.al/