Transmetuar më 18-01-2018, 08:58

Aktorja Jane Fonda u fotografua në rrugët e New York me një fashë poshtë buzës.

Misteri u zbulua nga vetë aktorja këtë të hënë gjatë një konference për mediat, teksa prezantohej sezoni i katërt i serialit televiziv “Grace and Frankie”.

Aktorja legjendare e cila në 21 dhjetor mbushi 80 vjeçe, deklaroi se është prekur nga tumori.

“Dua vetëm të shpjegoj pse kam atë fashë në buzën e poshtme, sapo kam hequr një tumor në lëkurë”, deklaroi ajo.

Jane shtoi se iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila fatmirësisht shkoi mirë. /a.y/noa.al