Transmetuar më 18-01-2018, 08:30

“Çmimi për lajmet e rrema (fake news) shkon për New York Times, Washington Post, Newsweek, Time, ABC dhe CNN”. Është ky postimi i bërë në Twitter nga Presidenti amerikan Donald Trump, duke listuar një sërë gazetarësh me emër, për të cilët thotë se meritojnë të vlerësohen.

Çmimet e dhëna prej kreut të Shtëpisë së Bardhë janë 10, nga të cilët katër të fituar nga CNN, dy nga New York Times, një nga ABC, një nga Washington Post, një nga Time dhe një nga Newsweek.

Ai e bëri publikimin duke e lidhur me një link të sajtit të ‘Republican National Committee’.

New York Times akuzohet se ka raportuar në mënyrë të pavërtetë në faqen e parë se administrata e Trump ka fshehur një raport për klimën.

Për Washington Post “mirënjohja” shkoi për gazetarin Dave Weigel, i cili postoi në Twitter pamje nga në takim i Trump në “shkretëtirë”, e cila në fakt ishte realizuar disa orë para takimit. /a.y/noa.al