Transmetuar më 17-01-2018, 23:03

Takimi Atletico Madrid-Sevilla, i vlefshëm për “Kupën e Mbretit” ka nisur me incident.

Një tifoz i Atleticos së Madridit është qëlluar me thikë, para fillimit të ndeshjes ndaj Sevillas, jashtë stadiumit “Ëanda Metropolitano”.

Tifozi 22-vjeçar është shtruar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, nga plagët e marra në krah dhe në këmbë.

Policia po punon akoma për të zbardhur këtë incident mes dy tifozërive, dhe ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

Ndërkaq takimi mes dy skuadrave përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Sevillas./a.k/noa.al/