Transmetuar më 17-01-2018, 20:14
Publicitet

Një dritë e fortë në qiell dhe një zhurmë e madhe ka alarmuar banorët në Miçigan.

Dirta e theksuar nuk ishte as bubullimë, as rrufe, por një meteor.

Pamjet e meterorit që bie nga qielli janë kapur nga filmime të shumta në të gjithë Miçiganin mbrëmjen e së martës.

Në video shihet mund të shihet një objekt i vogël që bie në drejtim të Tokës duke ndriçuar zonën përreth.

Sondazhi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se një tërmet me magnitudë 2.0 goditi zonën në të njëjtën kohë me meteorin, duke ngjallur dyshimet se u rrëzua në Tokë, raporton Daily Mail.

Tërmeti ishte përqendruar rreth pesë kilometra në perëndim-jugperëndim të New Haven. /k.k/noa.al/