Transmetuar më 17-01-2018, 17:08

Moti i keq me reshje shiu që ka përfshirë vendin, është shoqëruar me problematikat e para në disa akse rrugore të rëndësishme.

Kështu, në segmentin Librazhd-Përrenjas, rrëshqitja masive e gurëve dhe dherave kanë bllokuar njërin krah të rrugës, në afërsi të fshatit Hotolisht. Qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me një sens lëvizjeje.

 Shërbimet e mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e rrugës, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe forca të policisë rrugore për të menaxhuar trafikun.

Kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra, thotë se aksi nacional nuk është në varësi të bashkisë. /k.k/noa.al/