Transmetuar më 17-01-2018, 16:35

Nuk ka periudhë të vitit e cila  nuk ja vlen të kujdesesh për flokët, por i ftohti kërkon dhe shumë ndihmë ekstra dhe një sforcim të vogël të vullnetit për të mbajtur flokë të shëndetshme, shkëlqyeshme dhe të fortë. 

Jo vetëm shampo për të larë flokët, ato në dimër kanë nevojë edhe për më shumë ushqyerje. Flokët humbasin shkëlqimin e tyre vazhdimisht. 

Megjithatë, kjo maskë ushqyese do të të ndihmojë shumë për t’iu rikthyer atyre shkëlqimin. Mjafton ta përdorësh një herë në javë dhe do të vëresh ndryshimin.  

Përbërësit: 1/2 avokado, 2-3 lugë gjelle birrë, vaj dafine (ose vaj bajame), 1 lugë gjelle vaj ulliri.

Përgatitja: Pasi e ke qëruar dhe grirë imët gjysmën e avokados, përzieje me të gjithë përbërësit e tjerë derisa të përfitosh një sasi homogjene. 

Vendose të gjithë maskën në flokë dhe mbështilli me një peshqir të ngrohtë. Pasi e ke mbajtur maskën për 30-40 minuta, laji flokët si zakonisht me ujë të vakët./b.l/noa.al/