Transmetuar më 17-01-2018, 15:34

Temperaturat e ulëta dhe i ftohti i dimrit janë gjithmonë problematike për lëkurën. Për ta mbrojtur fytyrën nga i ftohti, kujdesi për pastrimin, hidratimin dhe zbutjen duhet të jetë më i madh.

Më poshtë, ka disa maska të thjeshta, që mund të përgatiten shumë thjeshtë, me anë të të cilave mund t’i japësh lëkurës butësi dhe shkëlqim.

E verdhë veze, avokado dhe mjaltë:  Merr dy lugë çaji tul nga një avokado e freskët, dy lugë çaji mjaltë dhe një lugë të verdhë veze. Të tre përbërësit vendosini në blender, në mënyrë që të formohet një masë homogjene.

Më pas, mund ta aplikosh maskën në zonën e fytyrës dhe qafës, duke e lënë të veprojë për 30-40 minuta dhe më pas e shpëlan me ujë të vakët.

Për një pastrim të hollësishëm dhe rezultate afatagjata, aplikoje maskën të paktën një herë në javë. /b.l/noa.al/