Transmetuar më 17-01-2018, 14:28

Ronaldinho do t’i japë zyrtarisht lamtumirën futbollit të luajtur këtë vit.  Lajmi bëhet i ditur nga vëllai i fantazistit brazilian, Roberto Assis.

Ai tha se po merret me organizimin e disa ndeshjeve për lamtumirën e Ronaldinhos, në kontinente të ndryshme si Europë, Azi, apo Amerikë.

“Ai e ka lënë futbollin, ka marr fund. Le të bëjmë tani diçka të mirë për lamtumirën e tij, aq sa duhet, pas Kampionatit Botëror të Rusisë, ndoshta në gusht.

Ne do të bëjmë disa ngjarje tani përreth Brazilit, Evropës dhe Azisë. Natyrisht, po rregullojmë edhe diçka me ekipin kombëtar të Brazilit”, u shpreh

Ronaldinho nuk luan më në nivele të larta, që kur u largua nga Fulminense në 2015-ën, ndërsa vëllai i tij konfirmoi se do të kërkojë të luajë edhe një ndeshje me Brazilin, para se ta mbyllë përfundimisht.

Ronaldinho ka luajtur me PSG-në, Barcelonën dhe Milanin në Europë, ndërsa në karrierën e tij numëron titullin si kampion bote në vitin 2002, Topin e Artë në 2005 dhe Champions Leaguen në 2006-ën./b.l/noa.al/