Transmetuar më 17-01-2018, 14:03

Edhe pse i ri në moshë, pas 3 vitesh lidhje futbollisti i Arsenalit, i ka dhënë fund beqarisë edhe me letra.

Po flasim për futbollistin e njohur Granit Xhakën, i cili pas dasmës së mbajtur në verë, tashmë çifti janë burrë edhe grua edhe ligjërisht.

Graniti dhe Leonita kanë publikuar në Instagram foto teksa firmosin dokumentin zyrtar të martesës. “Sot ne nuk jemi vetëm tri vite të mrekullueshme bashkë…Sot ajo është bërë Znj.Xhaka”, shkruan Graniti.

Çifti dukeshin shumë bukur dhe në harmoni me njëri-tjetrn. Komentet e urimit nuk kanë munguar nga ndjekësit e tyre në rrjetet sociale./ b.l/noa.al/