Transmetuar më 17-01-2018, 13:05

Ndonëse është shkëputur pothuajse totalisht nga muzika, Ledina Çelo vijon të mbetet ndër ato personazhe për të cilën ka gjithnjë kuriozitet.

Ledina Çelo rrallëherë publikon foto me partnerin, por kur e poston një të tillë sigurohet që të jetë më e veçanta.

Sot Ledina dhe Naimi festojnë 10-vjetorin e dashurisë së tyre. Përmes një fotoje në Instagram, Ledina ndan me ne një moment të bukur me bashkëshortin në këtë ditë të shënuar.

Teksa puthen dhe përqafohen, më të dashuruar se kurrë Ledina shkruan “10 vjet bashkë, përgjithmonë”. Eh dashuria…

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo prej vitesh jeton në Gjermani së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj. /b.l/noa.al/