Transmetuar më 17-01-2018, 12:48
Publicitet

Policia e Kosovës del me deklaratë lidhur me vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç.

Duke dhënë detaje nga ngjarja, bëhet me dije se vrasja ndodhi dje rreth orës 08:10 minuta, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës.

Sipas informacioneve të deritanishme viktima është qëlluar para selisë së partisë në kohën kur viktima po hynte në vendin e punës nga rrugëtimi prej banesës së tij i pashoqëruar nga askush.

Në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tani dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri të kalibrit 9X19 mm, nga persona të paidentifikuar, ku arma që është përdorur në rast dyshohet të ketë qenë me silenciator (zhurmëmbytës).

Në vazhdën e hetimeve të deritashme Policia e Kosovës ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur dëshmitë për këtë rast.

Aktualisht po bëhet procesi i ekzaminimit kriminalistik të të gjitha dëshmive. Në veçanti janë duke u nxjerrë, analizuar dhe vlerësuar video-incizimet e marra nga kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë në vendin e ngjarjes apo që ndërlidhen me vendin e ngjarjes, si dhe dëshmitë tjera materiale.

Ekipi hetimor i përbërë nga zyrtarë të specializuar për këto raste, përfshirë zyrtarët e Hetimit të Krimeve të Rënda, ekipet e Forenzikës Qendrore, IT Forenzikës, zyrtarë të Inteligjencës, Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, janë angazhuar maksimalisht në procesimin e të gjitha të dhënave që ndërlidhen me këtë rast.

Deri në këtë fazë janë intervistuar disa dëshmitarë si dhe janë pranuar disa informacione përmes kanaleve të sigurta të komunikimit, të vendosura për këtë qëllim nga Policia e Kosovës përmes numrit të telefonit konfidencial, e-mail adresa, Facebook etj.

Në kuadër të veprimeve hetimore është identifikuar një makinë e djegur, e tipit Opel Astra ngjyrë grii, e cila dyshohet të jetë e përfshirë në këtë rast. Gjithashtu është arritur të gjurmohet në nivel vendi por edhe ndërkombëtar të dhënat lidhur me qarkullimin si dhe pronarin/poseduesin e kësaj veture.

Të gjitha aktivitetet janë koordinuar dhe kryer nën autoritetin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Gjithashtu Policia e Kosovës paralelisht me veprime hetimore ka ndërmarrë masa në aspekt të shtimit të sigurisë, përfshirë shtimin e prezencës policore në disa vende të identifikuara si të ndjeshme, me qëllim të parandalimit të çfarëdo incidenti.

Policia e Kosovës kërkon edhe më tej bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe falënderon të gjithë ata për informacionet e ofruara deri më tani në adresë të Policisë përmes kanaleve tani më të publikuara. /a.y/noa.al

Vrasja e politikanit serb në Kosovë, ky është mesazhi i gruas së tij

Vrasja e politikanit serb, Vuçiç vendos të shkojë në Kosovë

Vrasja e politikanit serb Ivanoviç, policia 10 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion

Vrasja e politikanit serb në Kosovë, Vuçiç: Akt terrorist! Zbulon premtimin që i dha gruas së tij

Vrasja e Ivanoviç në Mitrovicë, qeveria serbe ndërpret bisedimet me Kosovën

Vrasja e politikanit serb në Kosovë, gjendet një makinë e djegur

Ekzekutohet me armë zjarri politikani serb në Kosovë

Loading...