Transmetuar më 17-01-2018, 12:33

Çifti Enrique Iglesias dhe Anna Kurnikova u bënë prindër për herë të parë kur tenistja ruse solli në jetë dy binjakët, një vajzë dhe një djalë.

Kjo ishte surprizë e bukur për fansat nga çifti që ka arritur të ruajë ndoshta lidhjen më të gjatë në showbiz. 

Së fundmi ylli i muzikës pop Enrique Iglesias ka thyer heshtjen duke publikuar një foto vërtet të bukur me njërin prej binjakëve të porsalindur, ndërsa Anna mban në krah binjaken tjetër.

Këngëtari dhe e dashura e tij kanë publikuar foto me binjakët në Instagram me të njëjtin përshkrim “Drita ime e diellit”.

Çifti në fakt e ka mbajtur të fshehtë gjithë shtatzëninë e Anna-s, dhe kanë treguar vetëm kur binjakët kanë ardhur në jetë. Enrique dhe Anna janë së bashku që prej vitit 2001.