Transmetuar më 17-01-2018, 12:31
Publicitet

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Bujar Osmanin, zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Meta, përshëndeti miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga ana parlamentit të Maqedonisë, si një hap përpara për demokratizimin dhe forcimin e rrugës integruese të Maqedonisë.

Presidenti nënvizoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjellë në mes të shqiptareve dhe maqedonasve, në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit. /a.y/noa.al