Transmetuar më 17-01-2018, 11:54

Nuk mbarojnë ofertat për talentin e Superligës Shqiptare. 21 vjeçari nga Elbasani ka mbyllur një vit të shkëlqyer në rrafshin personal duke thithur interesin e shumë klubeve, brenda dhe jashtë vendit.

Bëhet fjalë për Kristal Abazajn, të cilin Skënderbeu e bëri të vetin në janar për shumën e 200 mijë eurove.

Huazim te Luftëtari deri në fund të sezonit për të kaluar në Korçë për ndeshjet europiane. Pavarësisht kësaj, Abazajn e duan të gjithë. Ekipi i fundit që interesohet për të vjen nga Seria A.

Siç citon Gazzetta dello Sport, veronezët e Kievos po bëjnë sondazhe për lojtarin e Shpresave të Shqipërisë. Kievo po tenton të marre Xhakerinin nga Napoli, por ka konkurencë me Atalantën.

Me Xhakerinin që mund të zgjedhë ekipin e Gasperinit, Abazaj do ishte opsioni përfekt për Kievon. Italianët po monitorojnë situatën.