Transmetuar më 17-01-2018, 11:06

Një çift obezësh arritën të peshonin 570 kilogramë së bashku dhe përveç problemeve fizike, u përballën edhe me një problem të pazakontë, nuk arrinin që të bënin dot seks.

Ndodh në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe siç raporton ‘Daily Mail’, Lee Sutton dhe Rena Kiser humbën gjysmën e peshës së trupit, në sajë të një ndërhyrjeje kirurgjikale, në mënyrë që të konsumonin plotësisht raportin.

Çifti u njoh 11 vite më parë në një klinikë por nuk arrinin dot të konsumonin aktin seksual për shkak të palëve të shkaktuara nga kilet e tepërta. Programi televiziv “My 600lb Life” ndoqi gjithë udhëtimin e tyre për të humbur peshë.

Çifti u detyrua që të ndjekë një regjim të rreptë ushqimor, para se ti nënshtroheshin operacionit. Por jo gjithmonë ishte e lehtë. Lee pati raste që u bë i dhunshëm ndaj partneres së tij, aq sa Rena e kërcënoi se do e linte, skruan noa.al.

Më në fund ata ia dolën dhe gjithçka shkoi më së miri. Çifti pas humbjes së peshës arritën të kryejnë marrëdhënie seksuale për herë të parë, pas kaq shuam vitesh.

“Nuk kishim bërë kurrë marrëdhënie seksuale, por tashmë mundemi”, shprehet i kënaqur Lee. /a.y/noa.al