Transmetuar më 17-01-2018, 10:50

Aktori i humorit Rezart Veleshnja, spikati qysh në daljet e tij të para në “Portokalli” dhe tashmë është shumë i dashur për publikun shqiptar.

Por pas përfundimit të një lidhje serioze disa vjeçare, më në fund ai ka rigjetur dashurinë.

Pak ditë më parë ai zbuloi në Instagram, një pjesë nga fytyra e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, të cilës i bëri edhe një dedikim romantik.

Por ndërsa ndodhet me pushime në Gjermani, bashkë me partneren e tij, ai ka dhënë një intervistë ku flet dhe për të dashurën e re.

“Mund të them vetëm që e dashura ime jeton prej 20 vitesh në Gjermani, është me profesion mjeke dhe e them me bindje se e shoh si gruan e jetës, pra, ajo do të jetë nusja ime”, u shpreh aktori për “Panorama”.