Transmetuar më 17-01-2018, 09:18

Autoritetet spanjolle në Madrid kanë publikuar videon e një personi i cili ndodhet nën efektin e një droge shumë të rrezikshme.

Ai shihet komplet i zhveshur dhe në delir, teksa ndodhet në tualetin e një diskoteke ku ka marrë dhe dozën.

Ai dhe dy persona të tjerë, në këto ditë janari u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Policia e Madridit e publikoi videon që Noa.al sjell më poshtë, si paralajmërim për të qëndruar larg lëndëve narkotike.

Pamjet u përhapën me shpejtësi dhe krijuan frikë dhe shqetësim të madh në vend. /a.y/noa.al