Transmetuar më 17-01-2018, 08:43

Në botën e modës shihen nga të gjitha gjërat, aq sa në çdo sezon ka firma të ndryshme që propozojnë veshje jashtë të zakonshmes. Këtë vit ama, është kaluar çdo limit: një markë e njohur japoneze ka prezantuar xhinset-tanga.

Firma japoneze ‘Thibaut’ prezantoi koleksionin e ri Paranverë/Verë 2018 gjatë Amazon Fashion Week në Tokyo, duke propozuar pantallona vërtetë të veçanta.

Bëhet fjalë për xhinse të thjeshta por gjëja e pazakontë, është se janë të grisura komplet duke ekspozuar të pasmet dhe shumë nga pjesët intime, shkruan noa.al.

E vetmja gjë që është lënë është brezi dhe pjesa fundore e këmbëve. Modelja që i veshi u shfaq me një trupore ngjyrë mishi, dhe me atlete, por nuk është e sigurtë nëse dikush mund të guxojë të dalë i veshur në këtë mënyrë në rrugë.

Nuk është rastësi as fakti që janë quajtur “xhinse-tanga”, dhe për më tepër që nuk kanë dalë ende në shitje. /a.y/noa.al