Transmetuar më 17-01-2018, 08:09

Tragjedi në Kolumbi. Dhjetë punëtorë humbën jetën këtë të martë, si pasojë e shembjes së një ure të varur, në një zonë malore rreth 100 kilometër larg kryeqytetit, Bogota.

Ishin duke punuar bashkë, kur krejt papritur ura u nda në mes duke u shembur.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile deklaroi se punëtorët po merreshin me sistemin e drenimit, kur ura u copëtua.

Nëntë prej punëtorëve gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër në spital, për shkak të plagëve të rënda.

Aktualisht vijojnë hetimet për të sqaruar se sa persona ndodheshin në urë në momentin e shembjes dhe për të zbuluar nëse ka persona të zhdukur. /a.y/noa.al