Transmetuar më 16-01-2018, 21:54

Jo më kot cilësohet si një nga më të mirët në botë.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur një tjetër rekord personal.

Me golin e shënuar në ndeshjen e fundit në kampionat, Messi arrin kuotën 366 gola në 400 ndeshje (në La Liga).

Duke marre parasysh 1 nga top 5 kampionatet më të forta në Europë, Messi ka kaluar rekordin e Gerd Myler-it i cili kishte 365 gola me Bayern Mynchen në kampionat nga viti 1964-1979!

Barcelona fitoi pas 11 vitesh në transfertën e vështirë në La Liga përbalë Real Sociedad me rezultatin 4-2, ndërsa goli i fundit u shënua nga sulmuesi argjentinas./a.k/noa.al/