Transmetuar më 16-01-2018, 20:23

Një vajzë vetëm 15 vjeçe, ra pre e një abuzimi masiv, ku disa persona e përdhunuan në një hark të shkurtër kohor.

Kjo rezultoi fatale për jetën e adoleshentes, e cila vdiq pas dëmtimeve në disa pjesë të trupit.

Adoleshentja u zhduk të martën e javës së kaluar kur u nis nga shkolla dhe u gjet pas disa ditësh me 19 lëndime të rënda në trupin e saj.

Disa orë më vonë u gjet edhe një trup i  një vajze tjetër, gjithashtu në gjendje të rëndë.

Brutaliteti i krimeve në Haryana, një shtet thellësisht konservator në Indinë Veriore, ka krijuar tronditje duke shënuar kështu edhe rekord të dhunës kundër grave.

Policia po ndjek një grup njerëzish të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës 15-vjeçare nga rrethi Kuruksetra. /k.k/noa.al/