Transmetuar më 16-01-2018, 19:21

Dy shqiptarë prej kohësh ishin vënë nën vëzhgimin e autoriteteve italiane, deri sa u prangosën me akuzën e vjedhjes.

Ata janë përgjegjës për disa vjedhje të banesave në malet e krahinave të Reggio Emilias dhe Modena-s.

Policia e shtetit fqinj ngriti një kurth për ta dhe e pati mjaft të lehtë për t’i neutralizuar, dhe tani do të përballen me drejtësinë.

Ata vidhnin gjithnjë gjëra me vlerë, kryesisht gjëra prej ari, por kur mundeshin të gjenin çelësat e makinave të pronarëve të shtëpive nuk hezitonin t’i merrnin.

Në burg përfunduan dy shqiptarët B.B, 30 vjeç dhe E.D, 25 vjeç, të dy pa një banesë fikse në Itali.

Ata janë përgjegjës për një sërë grabitjesh të kryera mes muajve shtator e tetor të vitit të kaluar në zonën e Apeninit, në komunat Baiso, Viano, Carpineti por edhe në Modena.

Gjatë muajve të hetimit, policia ka përgjuar në mënyrë të përsëritur hajdutët, të cilët lëviznin edhe me makinat që vidhnin.

Pas disa hetimeve autoritetet italiane ishin në gjendje të gjenin bazën nga ku hajdutët shqiptarë niseshin, një zonë parkimi në komunën Fiorano Modenese, ku parkonin makinat e vjedhura që i përdornin për vjedhje të tjera. /k.k/noa.al/