Transmetuar më 16-01-2018, 19:11
Publicitet

Shefja e misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, dënon fort aktin kriminal që i mori jetën politikanit serb, Oliver Ivanoviç, dhe i bën thirrje autoriteteve relevante që të veprojnë shpejtë dhe me efikasitet në mënyrë që të arrestohen kryerësit e këtij akti makabër, shkruan ‘Telegraf’.

“Misioni ynë është i gatshëm që të ofrojë përkrahje sipas mandatit që ka”, thuhet në komunikatën e shefes së EULEX-it.

“Në emrin tim dhe Misionit të EULEX-it shprehi ngushëllimet e sinqerta familjes dhe miqve të zotit Ivanoviç.

I bëj thirrje atyre që kanë ndonjë informacion relevant i cili mund të çojë deri tek arrestimet e mundshme lidhur me vrasjen e z.Ivanoviç, që ta raportojnë atë tek autoritetet.

Apeloj gjithë komunitetin që të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin në këto momente të vështira “, tha Papadopoulou, shefe e misionit të EULEXit.

Loading...