Transmetuar më 16-01-2018, 18:52

Padyshim që Dubai është një nga vendet më të pasura, por kjo nuk do të thotë që nuk ka lypës.

Pikërisht, për shkak të të pasurve, lypësit në këtë vend mund të bëjnë shumë para vetëm duke lypur monedha.

Lypja në Dubai konsiderohet aq shumë fitimprurëse, sa që shumë njerëz vijnë me viza udhëtimi ligjore dhe tre mujore për të mbushur çantat rrugëve.

Kjo mund të duket e habitshme, por një lypës ‘profesionist’ arrin të fitojë rreth 73.5 mijë dollarë në muaj.

Kjo shumë e madhe mund të tejkalojë edhe pagën mesatare vjetore të indonezianëve. Një raport tregon se lypësit profesionistë po përfitojnë nga meritat e qytetarëve të pasur të Dubait.

Numri i lypësve është rritur në tre vitet e fundit.

Disa raporte të tjera madje kanë zbuluar se banda aziatike dhe arabe qëllimisht kanë eksportuar ligjërisht lypës në Dubai dhe marrin shumicën e fitimeve nga lypja.

Ka një arsye se përse quhen profesionistë. Së pari ata synojnë njerëzit e pasur dhe që kanë një histori që i prekën.

Por përveç kësaj, këta lypës profesionistë nuk kërkojnë monedha. Kërkojnë shumë të mëdha parash dhe i marrin nga njerëz që kanë dhembshuri. Ata i bindin njerëzit me histori trishtuese dhe marrin simpatinë e tyre. /k.k/noa.al/