Transmetuar më 16-01-2018, 17:40

Një alipnist i njohur rus, i cili eksploronte rregullisht ndërtesat e larta, është gjetur i vdekur, i varur në çatinë e një konvikti të studentëve, mbuluar me borë dhe akull.Misteri mbulon rrethanat e vdekjes së 26-vjeçarit Yevgeny Tikhonov, dhe thuhet se nuk ka dyshime që mund të ketë vrarë veten.

Ai u gjet i mbuluar nga akulli. Pamja makabre, 12 metra mbi tokë, është zbuluar nga një vajzë e re në Anzhero-Sudzhensk.Trupi i tij duket se ka qenë i varur nga ndërtesa për një kohë të gjatë, por autoritetet lokale thanë se ai kishte ndërruar jetë dy orë para se të gjendjej aty.

Temperaturat ishin -27 gradë celcius gjatë natës. Tikhonov ishte një alpinist njohur dhe me përvojë, i cili kishte punuar në riparimin e shumë ndërtesave të larta, raportoi The Siberian Times. /k.k/noa.al/