Transmetuar më 16-01-2018, 13:41

Pas ribashkimit të së bijës me Justin Bieber, e ëma e këngëtares Selena Gomez ka folur për herë të parë në një intervistë për “Gossip Cop”, ku është shprehur se nuk është aspak e lumtur për këtë ribashkim.

“Nuk jam e lumtur por është zgjedhja e saj. Unë dua që Selena të jetë e qetë dhe e lumtur”, është shprehur Mandy.

Ajo ka thënë gjithashtu se e mbështet Selena-n edhe pse nuk është dakort me zgjedhjen e saj dhe kjo e gjithë se ajo nuk e harron dot depresionin që kaloi e bija në vitin 2014 kur u nda nga ai.

Ribashkimi me Justin Bieber, i ka shkaktuar mamasë së Selena Gomez shumë dhimbje koke. Madje disa kohë më parë e ëma e Selena-s, përfundoi në spital, pas një zënke me të bijën për këtë temë.

Por krejt ndryshe është atmosfera në familjen e Justin Bieber ku nëna e këtij të fundit është shumë e lumtur që ata janë sërish bashkë. Edhe Selena duket mjaft e lumtur që është rilidhuar sërish me Justin. /b.l/noa.al/