Transmetuar më 16-01-2018, 12:32

Pas skandaleve të ndodhura prej vitesh të tëra në Hollywood dhe të bëra publike vetëm tani, së fundmi mësuam edhe rrëfimin e aktores shqiptare.

Eliza Dushku, nëpërmjet një statusi të gjatë të bërë në Facebook, tregoi eksperiencën e saj të hidhur në moshën 12 vjeçare  me ish koordinatorin e dublantëve, Joel Kramer. 

Përveç mbështetjes që mori nga miq dhe kolegë, ka reaguar edhe aktori i njohur Arnold Schwarzenegger.

“E sigurt që diçka do të bënim (po ta dinim). Jam i shokuar dhe i trishtuar për Elizën, por edhe krenar. Përveçse është një grua e talentuar, e mrekullueshme, është kaq kurajoze”, u shpreh Arnold.

Dushku akuzoi për abuzim seksual pak ditë më parë një prej koordinatorëve më të famshëm të Hollywood Joel Kramer që në atë periudhë ishte 36 vjeç. Aktorja tha se ngacimimi ka ndodhur gjatë xhirimeve për filimin True Lies.

"Kam menduar se si dhe kur duhet ta zbuloj këtë. Në atë kohë ia kam treguar prindërve, dy shokëve të mi të rritur dhe njërit prej vëllezërve të mi. Askush nuk ishte i gatshëm për tu përballur me këtë ngjarje tabu, as unë", shkroi ajo.

Ylli i Buffy and Dollhouse tha se Kramer kishte fituar  besimin e saj dhe të familjes gjatë xhirimeve dhe e përdori këtë gjë për ta joshur në një dhomë hoteli ndërsa qëndronim vetëm.

Eliza Dushkut u shpreh se ndërsa ai duhej të ishte mbrojtësi i saj në fakt ishte abuzuesi. Nga ana tjetër Kramer nuk i ka pranuar akuzat e aktores duke thënë se këto janë vetëm gënjeshtra. /b.l/noa.al/