Transmetuar më 16-01-2018, 12:24

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rita Ora do të rikthehet në vendlindjen e saj Kosovë, pikërisht për Ditën e Pavarësisë.

Burime nga ‘Prive’ kanë konfirmuar se 26-vjeçarja do udhëtojë drejt Kosovës menjëherë

pas koncertit të saj në Holandë.

Ajo do të qëndrojë në Prishtinë më 17 shkurt, për një ditë dhe do dekorohet nga Presidenti i vendit për këtë datë të rëndësishme.

Nuk dihet ende nëse Rita do këndojë në koncertin e mbrëmjes për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës por mendohet se do xhirojë disa pjesë për klipin e saj të ri.