Transmetuar më 16-01-2018, 12:19

Një aksident me pasojë 9 të plagosur mes të tyre edhe zv/ministri i Drejtësisë është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:15 në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në Vërmicë, ndërsa mësohet se në këtë aksident janë përfshirë 10 makina.

Në mesin e të plagosurve mësohet se është edhe zëvendësministri i Drejtësisë së Kosovës, Naim Qelaj.

Sipas informacioneve paraprake dyshsohet se shkak për këtë aksident masiv të jetë bërë mjegulla e dendur, por edhe nga shpejtësia e makinave.

Në aksident është përfshirë edhe makina zyrtare e qeverisë së Kosovës ku udhëtonte zv.ministri Naim Qelaj.  Ai së bashku me të plagosurit e tjerë ndodhet në spital ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. /b.l/noa.al/