Transmetuar më 16-01-2018, 12:07

U bë bionde dhe na habiti të gjithëve me ndryshimin e saj. E kemi fjalën për këngëtaren Elhaida Dani e cila me ndryshimin e saj solli një vizion të ri për imazhin e Elhaidës në publik ku edhe pse bionde u pëlqye nga fansat.

Menduam që ishte një ndryshim shumë i madh ta shihnim për herë të parë bionde, por mesa duket këngëtarja kishte menduar të na befasonte më shumë.

Ajo sot është shfaqur me një model të shkurtër flokësh, të cilat edhe pse nuk jemi të bindur që janë flokët e saj i shkojnë aq shumë sa nuk do bënte gabim ta mendonte si stilin e ardhshëm.

Elhaida me anë të kësaj fotoje njofton se sapo ka shkruar këngën e saj më të re. "Sapo shkruajta një këngë të re", shkruan Elhaida ndërsa fansat me anë të komenteve kanë treguar se kanë mbetur të habitur nga ky look i ri i këngëtares.

Një këmishë meshkujsh, një model flokësh guximtar dhe shumë feminilitet, Elhadia Dani po na shfaq burimet e pashtershme të saj, jo thjesht vokale./b.l/noa.al/