Transmetuar më 16-01-2018, 10:49

Fshati më i ftohtë në botë, që këtë vit ka thyer çdo parashikim është Oymyakon në Siberi.

Këtë vit termometri elektronik ka regjistruar rekordin me -62 gradë celcius, ndërsa një vit më parë ka qënë më pak se -50 gradë celcius.

Stacioni meteorologjik regjistroi temperaturën -59 gradë celcius, por banorët pretendojnë se regjistrimet e tyre ishin në mbrëmje -67 gradë C.

Sipas banorëve sot ishte aq ftohtë sa temperaturat nuk janë regjistruar në termometrin elektrik, pas kërcitjes së tij në -62 gradë celcius.

Një tjetër rekord është vendosur në këtë fshat në vitin 1933. Në fshat jetojnë të paktën 500 banorë. Ndërkohë në Antarktidë ka temperature të ulëta por askush nuk banon prej vitesh atje./b.l/noa.al/